ShowBiz

Njihen prej vitesh, konflikti i Eglës dhe Julias ka nisur që jashtë

Përveçse u duk i qëllimshëm, reagimi i menjëhershëm i aktores Egla Ceno ndaj hyrjes së re të koleges së saj, Julia Ilirjani, në shtëpinë e Big Brother, ngjante i çuditshëm. Pavarësisht karrierës së gjithesecilës, angazhimit më të madh apo më të vogël, të njërës e tjetrës, minimalisht duhet të njihnin emrat. Diferenca në moshë mes tyre është shumë e vogël, kështu që mosnjohja nga ana e Eglës tingëlloi menjëherë e pabesueshme. Dhe në fakt rezultoi të ishte e tillë.

Aktoret kolege njihen me njëra tjetrën që kur Julia Ilirjani, për shkak të partnerit të saj të atëhershëm, vendosi të emigronte në Itali. Miq të afërt të tyre thonë se njohja mes të dyjave ka ndodhur dhe është forcuar që atëherë, por pati krisje gjatë rrugës. Pra, dyshimet e Jul Dedës për reagimet e tyre,  nuk ishin krejt të pabaza. Fundja, edhe ai është koleg i tyre, diçka duhet të ketë dëgjuar….

Megjithatë, ne nuk mund ta dimë as nëse vajzat janë duke i shërbyer njëra tjetrës duke shkaktuar këtë konflikt, siç aludoi Juli. Por të presim e të shohim…

Dialogu I Eglës me Julian

Egla: Ka një defekt shumë të vogël që nuk është Yllka Mujo dhe e përshëndes shumë. U ofendua kur e pyeta kush je sepse nuk e njihja. Julia ka një impostim të lartë, do t’i thoja të shohë ku ecën se mund të rrokulliset

Julia: Impsotimin e kam se nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Egla duke e parë nga jashtë dhe brenda, faktin që të pyet me një portret kush je ti, ça je ti? Këto  janë ato që nuk më pëlqejnë farë. Ishte siç e mendova. Qëllimi im është të argëtohem, nuk do harxhoj kohë me ty Egla. Kur të dalësh kërko dhe do ta gjesh./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button