Lajme

Djalit të piktorit Sali Shijaku i gjendet arsenal armësh në banesë, shpallet në kërkim! Në hetim i biri, shkonte me thika në shkollë

Orges Shijaku mund të jetë artist shumë i njohur dhe biri i një piktori të madh si Sali Shijaku, por kjo nuk e ka penguar që djalit të tij të mitur t’i mësojë dhe këshillojë përdorimin e thikave dhe armëve të zjarrit. Në këto foto shfaqet i mituri, teksa pozon me armë, me gjasa i fotografuar nga i ati.

Por, 16-vjeçari merrte thika me vete edhe brenda shkollës. Agjentët e Komisariatit nr. 3 në kryeqytet po e hetojnë në gjendje të lirë, ndërsa babanë e tij e shpallën në kërkim. Fillimisht blutë morën informacion se një grup shokësh në shkollën “Lidhja e Prizrenit” hynin dhe dilnin me thika dhe organizuan një kontroll të befasishëm në operacionin “Around”, nga i cili rezultoi se vetëm djali i Orges Shijakut kishte me vete 2 të tilla.

Policia nuk e la me kaq, ndërsa në kontrollin e shtëpisë së babait të tij, në një dhomë që shërbente si studio dhe ambient për të fjetur, u gjet një arsenal i tërë me armë zjarri. Bëhet fjalë për 6 armë në total, pushkë, shotgun, armë sportive, armë gjysmë automatike, sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa. I mituri u tha hetuesve se armët ishin të babait, në shtëpinë e të cilit shkonte shpesh pasi vetë jetonte me nënën, për shkak se çifti ishin të divorcuar.

Policia i gjeti 16-vjeçarit dhjetëra foto dhe video në celular, me të cilat kishte pozuar me armë zjarri brenda ambienteve të shtëpisë, ndërsa kanë dyshime të forta se babai i tij e shtynte në përdorimin e tyre. Orges Shijaku aktualisht gjendet në Zvicër dhe është shpallur në kërkim nga policia për armët e gjetura në shtëpi dhe përfshirjen e të birit për përdorimin e tyre.

Orges Shijaku, të cilit iu gjet arsenal armësh është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku, edhe vetë artist, skulptor, restaurator dhe piktor. Agjentët e Komisariatit nr. 3 morën informacion se një grup prej 4 apo 5 nxënësish në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë lëviznin me thika brenda shkollës dhe befasisht organizuan kontroll. Të vetmit që iu gjetën 2 thika ishte djali i mitur i Orges Shijakut.

Më pas, gjatë kontrolleve në shtëpi u gjetën armatimet e tjera, të cilat gjetur në një dhomë që shërbente edhe për fjetje edhe studio arti. Djali i mitur u ka thënë hetuesve se armët janë të babait dhe në celular i janë gjetur dhjetëra foto të cilat ishin shkrepur brenda shtëpisë, po me armë. Djali jetonte me nënën, pasi Orges Shijaku ishte divorcuar nga bashkëshortja, por shkonte shpesh në shtëpinë e babait. Shijaku për momentin rezulton jashtë kufijve të vendit, në Zvicër/Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button