Politike
Ai ballisti aty iku nga një h*le, tani s’i ndahet zemra nga PS’/ Nuk mungojnë ironitë e Ramës, kundrejt ish-demokratit

Në fund të takimit në njësinë 7, kryeministri Rama theksoi se organizimi i partisë duhet të forcohet në mënyrë të qëndrueshme. Në këtë pikë, s’mungoi as një koment kundrejt ish-deputetit demokrat Halit Valterit, i cili u është bashkuar socialistëve dhe ishte i pranishëm në takim.
“Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama./sot.com.al




