Life Style

3 vite pas batutës së tepruar, Albano Bogdo i kërkon vërtet falje Beatrix Ramosajt

I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, Albano Bogdo ka folur edhe një herë për batutën famëkeqe që bëri tre vite më parë ndaj Beatrix Ramosaj në emisionin e tij në Vizion Plus, “Albano Show”. 

I vendosur përballë pyetjes nëse do t’i kërkonte ai falje Beatrix-it apo priste një falje prej saj, Albano e filloi duke thënë se ndihet mirë që mamaja e saj fitoi një betejë me kancerin dhe shpjegoi se njerëzit e keqkuptuan shakanë e tij:

“Beatrix-i është një vajzë shumë e mirë, e shkëlqyer. Ka qenë disa herë në emisionet që kam punuar unë, ka qenë 2-3 herë tek Apartamenti, ka qenë një herë te Klanifornia më duket. U gëzova shumë që pashë në Instagram, kishte pasur të ëmën sëmurë, m’u bë zemra mal kur kishte lëvizur atë zilen. Ajo shakaja nuk ishte fare për Beatrix-in, e kanë humbur thelbin njerëzit, ishte një shaka për këngëtarët e rinj që kanë 2-3 vjet në karrierë thonë ‘po iki unë nga muzika tani’. Ishte një shaka për vëllanë e saj.”

Më tej, Albano tha se nuk kishte për qëllim të ulte Beatrix-in, që madje e ka mbrojtur për lidhjen e saj me Donald Veshajn brenda “Big Brother VIP Albania 1” kur shumë e sulmuan:

“Në qoftë se është dukur sikur kam bërë punch down (sulmuar/tallur), nuk ka qenë ai qëllimi im, t’i bëj punch down dikujt, sidomos një femre. Sidomos njv femre që nja 2 vjet para se t’i bëja unë këtë punch down gjasme, të gjithë po i bënin punch down, unë po i bëja punch up. Ka pasur një [emision] Olsi Bylyku, kam dalë në një intervistë dhe më pyeti për të njëjtën gjë, atëherë qe në Big Brother Beatrix-i dhe i thashë ‘lëri këto budallallëqe, nëse janë bashkë, janë bashkë’ [me Donaldin].”

Në fund, ai i kërkoi sërish falje Beatrix-it, nga ana njerëzore siç shpjegoi, pasi nga ana televizive Albano shprehu se nuk ndihej se kishte bërë ndonjë gabim:

“Unë e kam shumë xhan Beatrix-in po do të dish të vërtetën dhe më është dukur gjithmonë një vajzë shumë premtuese dhe shumë kinge simpatike, shumë e sjellshme. Po i kërkoj unë falje në kuptimin njerëzor, jo në kuptimin…unë s’kam bërë gabim artistik.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button