“Disa këtu duhet të jenë të turpëruar”/ Rama në Bordin e Paqes: Jo vetëm Gaza, bëni diçka për Thaçin…

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimi ne tij në mbledhjen e Bordit të Paqes.
Teksa foli për atë që Bordi duhet të bëjë për Gazën, Rama u bëri thirrje liderëve të pranishëm që të kthejnë vëmendjen dhe nga Kosova, konkretisht tek gjyqi që po zhvillohet në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Rama tha se dikur Presidentit Hashim Thaçi iu ndalua të firmoste marrëveshjen e paqes me Presidentin Trump dhe tashmë, ai ka kaluar 6 vite në burg. Kryeministri shtoi se disa personave që ndodhen sot në mbledhjen e Bordit duhet t’u vijë turp për këtë proces gjyqësor.
“Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka… sa të kënaqur jemi që jemi pjesë. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë.
Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Z. President, përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar kontributin. Propozova që ky bord të ftojë të gjitha vendet duke kontribuar për të ndihmuar fëmijët dhe pengjet nga çmenduria e Hamasit. Për të vijuar, jo vetëm duke vendosur para, por edhe duke ofruar arkitektë në këtë që bota të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës.
Më lejoni që të sjell vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë. Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me Presidentin Trump, sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë. Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik. Ju falënderoj shumë që përfshitë Shqipërinë në këtë Bord.” – u shpreh Rama.




