Pas Romirit edhe Akili; një tjetër figurë e “Portokalli” i bashkohet “Ferma Vip”

Romir Zalla dhe Akil Varfi janë dy nga emrat e parë që po përfliten si pjesë e kastit të Ferma VIP (edicionit të tretë), i cili pritet të nisë transmetimin në muajin mars.
Akili ka spikatur prej vitesh në spektaklin e humorit Portokalli, ndërsa së fundmi është shfaqur edhe në filmin Loja e fundit, duke zgjeruar profilin e tij artistik.
Megjithatë, duket se pjesëmarrja në reality show ka ardhur me një sakrificë profesionale. Sipas Revistës “Bordo”, gjatë mbledhjes së parë të kastit për sezonin e ri të “Portokallisë”, Akili ka njoftuar kolegët se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit. Ai ka bërë të ditur se largimi lidhet drejtpërdrejt me angazhimin e tij në “Ferma VIP 3”.
Ky vendim ka surprizuar jo pak fansa, duke qenë se Akili ishte një nga figurat më të spikatura të trupës së humorit. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë dinamike do të sjellë ai në fermë dhe si do të përshtatet nga skena e skeçeve komike në sfidat fizike dhe sociale të një reality show.
Me emrat e parë që po qarkullojnë, pritshmëritë për sezonin e ri janë rritur ndjeshëm dhe publiku është kurioz të zbulojë surprizat që do të sjellë ky edicion.




