Kur ta marrësh vesh çfarë të kam unë ty…”/ Çfarë ndodhi mes Selin dhe Gimbos pas Prime-t, banori: A të vjen turp?

Pak para se të niste Prime i së shtunës, një bisedë mes Mirit dhe Selin ka sjellë luhatje në banoren e kësaj të fundit me Gimbon.
Pas Prime-t, Gimbo dhe Selin u ulën në dhomën e ndenjes për të diskutuar më tepër rreth asaj që ndodhi, ku banori iu drejtua duke i thënë: “A të vjen turp?”.
Pjesë nga biseda-
Gimbo: Unë nuk po të gënjej për asgjë.
Selin: Në rregull. Nëse po pret një përgjigje…
Gimbo: Jo, mua ti përgjigje ironike nuk më jep.
Selin: Unë përgjigjen ironike ia jap kujt e ndjej t’ia jap përgjigjen ironike.
Gimbo: Kjo do të thotë që…
Selin: Që çfarë?
Gimbo: Nuk është momenti.
Selin: Bravo! Nuk është momenti.
Gimbo: Ama dije që xhaxhi Gimbo të ka shumë qejf.
Selin: Faleminderit! Edhe ti kur të marrësh vesh se çfarë të ka Selin ty, rrezik unë kam parë punët e mia, ti vazhdon me punët e tua.
Selin: Ke ndonjë pyetje, për mua?
Gimbo: Po, a po të vjen turp?
Selin: Jo.
Gimbo: Bravo! Mos harro, si ora që rrotullohet, edhe bota rrotullohet. Ama mos harro.




