ShowBiz

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Mbrëmja nisi me ngjarjen më shokuese: një përqafim mes Brikenës dhe Mateos në fund të një koreografie hyrëse. Me siguri do jetë i pari dhe i fundit, kështu që mos u emociononi.

#1. Avazi me Rogertin

Kësaj radhe konfliktet më të mëdha i kishte me Selin, Kristin, BabyG…E dini ju, muhabetet e përhershme, për nderin, moralin, burrërinë.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Kulmi sigurisht ishte ofendimi që i bëri Stenaldos duke i thënë se “e ka dënuar Zoti”, për të cilën u justifikua se nuk kishte pasur si qëllim ta fyente. Stenaldo, me mënyrën e vet të edukuar të të folurit tha se e kuptonte se loja e Big Brother është një lojë nervash, megjithatë kjo s’e bën të pranueshme atë që Rogerti nxorri me vetëdijen më të plotë nga goja.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Për këtë, Vëllai i Madh e dërgoi Rogertin në një dhomë të përgatitur posaçërisht për të: Dhomën e Reflektimit. Rogerti do të rrijë aty i izoluar vetëm derisa publiku të vendosë ta rikthejë në shtëpi ose ta eliminojë nga loja të shtunën.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#2. Brikena ka të dashur jashtë?

Si ne, edhe banorët e shtëpisë e vunë re gëzimin e Brikenës për surprizën romantike derisa iu shfaq Mateo përballë. Ndaj të gjithë u shprehën të bindur se Brikena ka vërtet një…Bol jashtë shtëpisë. Megjithatë, ajo mohoi çdo akuzë dhe i pabindur për deklaratat e banorëve të tjerë u duk dhe Mateo.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Madje-madje, sipas tij, akujt mes tyre kanë shkrirë disi që pas surprizës. Sipas fjalëve, u duk se edhe Brikena konfirmoi fjalët e Mateos. Por, kujdes! *Për momentin* – fjalë kyçe – s’ka absolutikist pëlqim për Mateon.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#3. Miri shfrytëzoi surprizën e vajzës

Për të marrë informacion se si perceptohet marrëdhënia e tij me Selin, kështu e akuzoi Mateo. E bukura është se Miri nuk e mohoi, por u shpreh tekstualisht se të gjithëve kur u vijnë familjarë brenda duan të marrin informacion.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#4. Ina surprizohet nga Keijsi

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Nga i njëjti Keijs që u eliminua një javë më parë me ceremoni për gjuhën e vazhdueshme denigruese. S’e dimë nëse ishte më shumë kohë televizive për të treguar sa i fortë është Keijs Motoristi sesa surprizë romantike për Inën, po në të dyja rastet, publiku s’u duk ta shijonte si moment.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#5. Kristi-Krusita…dashuri apo interes?

Pak nga të dyja, asnjëra, vec njëra…kush e di. Kristi u shpreh se ka simpati për Krusitën dhe Krusita qartazi e shijon shoqërinë e tij.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Banorët i akuzuan se po luajnë të dy e madje njihen që nga jashtë, por të dy i mohuan fjalët.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#6. Eliminohet Stelina

Lum si Keijsi që s’mbetet kurrë vetëm. Shaka, shaka. Se dhe po të dojë ai, Stelina e shfaqi hapur se e sheh Keijs Motoristin si kapitull të mbyllur. Po kurrë s’i dihet prapëseprapë eee…

#7. Televotimi i radhës

Doni ta mbani brenda Rogertin apo jo? Ja një foto teksa po fle gjumë i pashqetësuar, se thonë se atëherë del engjëlli që kanë brenda njerëzit…apo jo?

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button