ShowBiz

BBV/ Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë nga partneri! Fansat e kryqëzojnë në rrjet 

Një deklaratë e banores së Big Brother VIP, Brikena, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë, ajo foli për dallimet që, sipas saj, ekzistojnë mes vajzave shqiptare dhe atyre të huaja, veçanërisht në raport me martesën, ndarjen dhe fëmijët.

Brikena u shpreh se martesa me një vajzë të huaj nuk është domosdoshmërisht problematike, duke theksuar se në disa raste ato mund të jenë edhe më të mira se vajzat shqiptare. Megjithatë, sipas saj, problemi qëndron te mënyra se si ato përballen me ndarjen dhe përgjegjësitë familjare.

Ajo tha se vajzat e huaja, pas krijimit të një familjeje dhe lindjes së fëmijëve, mund të largohen më lehtë nga partneri nëse mbaron dashuria apo respekti, pa marrë parasysh pasojat për fëmijët. Ndërsa, sipas Brikenës, një vajzë shqiptare qëndron në martesë për hir të fëmijëve, edhe kur ndjen se ndjenjat kanë ndryshuar, duke përballuar vështirësi dhe debate.

Në një shembull konkret, Brikena përmendi një shoqe të saj italiane që i kishte dhënë fund një lidhjeje 7-vjeçare pas një shpullë nga partneri. Ajo u shpreh se personalisht nuk do ta kishte prishur martesën për një rast të tillë, duke sqaruar se nuk po justifikon dhunën, por se në raste të caktuara duhet reflektuar për ndikimin tek fëmijët dhe mundësinë e rregullimit të situatës.

Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta, ku një pjesë e publikut e ka kritikuar për relativizimin e dhunës në familje, ndërsa të tjerë e kanë parë si një mendim personal të ndikuar nga realiteti kulturor dhe përvoja jetësore.

“E di ku është problemi tek italianët dhe rracat e tjera, po marrim shembull se tani martohet me një vajzë italiane. Varet prej rasteve se mund të jetë edhe vajza më e mirë në botë, akoma më e mirë se një vajzë shqiptare. Por problemi është se vajzat e huaja bëjnë dy fëmijë, nesër ose pasnesër njihet një person tjetër dhe thotë: ‘Mbaroi dashuria, respekti’, dhe nuk i intereson a të la ty, a ka fëmijë apo jo.

“Ama një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballon çdo gjëje, edhe me pas ndonjë debat. Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas 7 vitesh, se ia ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord. Me qenë 7 vite me një person, me pas fëmijë dhe me u prish për një shpullë, nuk e kisha prishur martesën për një shpulle. Nuk po them dhunë, se s’më ka rrahur dikush. Por duhet me mendu për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë me u rregullu apo jo? Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija?!”, u shpreh Brikena.

BBV/ Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë
BBV/ Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë
BBV/ Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë
BBV/ Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë
BBV/ Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button