Pas debatit të ashpër brenda “BBV5”, Juxhini zbulon si është raporti me Ilir Vrenozin: Ne jemi takuar jashtë…

ftuar sot në “Breaking News” ishte ish-banori Juxhin Plovishti. Ai zbuloi si u prit pas daljes nga shtëpia më e komentuar e momentit. Ndërkohë, lidhur me ish-banorin Ilir Vrenozi, Juxhini u shpreh:
E kam takuar Ilirin, ishim në një darkë. Marrëdhënia nuk është siç duket, çfarë ka ndodhur atje, mbetet atje. Ne kemi komunikim të mirë. Jemi kënaqur, kemi kënduar bashkë, çdo gjë ishte në rregull.
Kujtojmë, se një përplasje e ashpër ka ndodhur mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Një batutë e Juxhinit nuk u prit mirë nga Iliri, i cili iu kthye ashpër aktorit. Pas disa orësh, Juxhini shkoi në krevatin e Ilirit për t’i kërkuar falje, gjë që ky i fundit e pranoi dhe të dy u përqafuan duke lënë pas çdo gjë.




