Life Style

“Edhe nëse dalin njerëz me histori suksesi, vëmendjen e merr prapë e keqja”, kë po ‘thumbon’ Manjola Nallbani?

Këngëtarja Manjola Nallbani vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur për publikun. Së fundmi ajo ka ngritur një shqetësim në një postim në faqen e saj në Instagram, lidhur me shembujt që po u japin fëmijëve tanë, ku femra bëhet armiku më i madh i femrës.

Duke thumbuar atë që është “trendi” i momentit, vlerësimin e së keqes para të mirës, Nallbani shkruan se nuk e kupton se përse e keqja ka këtë fuqi në shoqërinë tonë. 

Ajo më pas kërkon një mendim nga ndjekësit.

“Do e kuptojme nje moment sa keq po i bejme vetes (femijeve dmth) qe shpesh po i ushqejme me shembuj antivlere!? Pse? Sepse antivlera eshte gati te beje gjithcka per vemendje! Shfaqet, bertet, per te bindur se pari veten pastaj te tjeret qe perfaqeson vlere! Une kam besuar gjithmone qe femra eshte qenie hyjnore qe lind, rrit, edukon femijen dhe eshte shtylla e familjes! Po nese ka nje arsye qe kjo bote vazhdon te jete mashkullore eshte se per fat te keq, pervec shuuume grave te shkelqyera, po shohim ne shume raste, qe disa femra mund te jene armiku me i madh i femres! (Dhe kete gje e kam kuptuar e shkruar shpesh)Po ashtu, gjithmone kam pasur bindjen se shkolla eshte domosdoshmeri, po mesa duket, jo ne cdo rast ka aftesine te te beje te mencur o me kulture!

Une besoj qe mencuria tregohet ne menyren si i merr vendimet ne jete, zgjedhjet e njerezve me te cilet do ndash jeten, menyra si flet e cfare mbetet nga ajo qe ti flet, e ben. E nderkohe per fat te keq ata njerez qe vertet kane arritur shume e kane shume per te te mesuar, jane modeste, ndoshta dhe te heshtur sepse jane plot brenda vetes e skane cti vertetojne askujt. Po dhe nje e vertete tjeter e cuditshme eshte, qe edhe nese dalin keta njerez e tregojne shembuj suksesi, prape vemendjen e merr me teper e keqja!

Sdi pse e ka kete fuqi tek ne ! Jo kudo ne fakt! Tek ne po! Dhe per pak “sherr macesh”apo qe kur kemi kohe te lire- te mbajme barkun me dore- me te tjeret, harrojme sa femije e adoleshente mendojne qe ashtu duhet te besh ne jete per te qene dikush ! Refleksion personal????‍♀️Ne fakt do doja dhe mendimin tuaj se ndoshta jam gabim”, shkruan Nallbani./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button