Bota
Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar
Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.
Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.
Motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ai është përplasur në parmakë dhe ka gjetur vdekjen./albeu