Xhodi e lidhur jashtë?! Deklarata e Sara Gjordenit bën lëmsh studion: Vura një tendencë për t’a afruar me…

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ishte ditën e sotme e ftuar në puntatën e parë të “Big Brother Fan Club”, ku komentoi 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur nga moderatorja e njohur, Kiara Tito, në lidhje me pëlqimet e para mes banorëve, kush mendon se mund të bëhet çift, Sara u përgjigj:
“Nuk e di pse vura re një tendencë për të afruar Xhodin patjetër me një nga djemtë. Madje edhe opinionistët filluan të aludonin se me kë mund të shkonte më shumë. Bënë një përputhje të saj me Malin përsa i përket tipareve fizike. Po doja të ndalesha pak te Xhodi, të cilën e njoh përmes motrës së saj. Ato janë dy vajza shumë, shumë të edukuara. Mund të jenë ndër vajzat më paqësore, më zonjusha që kam njohur”.
Këtu ndërhyn Kiara dhe e pyet: “A është e lidhur Xhodi?” dhe përgjigja e Gjordenit i bëri lëmsh të gjithë:
“Aty doja të dilja. Xhodi ka një mbesë të vogël që unë e shoh herë pas here në rrjetet sociale. Shoh që janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ajo duket një teze fantastike, kam përshtypjen se mbesa do të ishte një surprizë e mrekullueshme për Xhodin. I uroj shumë fat dhe e mbështes shumë. Kam pak frikë anën emocionale të saj se e tha edhe vetë që është pak e brishtë”.
I ftuari tjetër në këtë puntatë, Milaim Zeka, e ndërpret dhe e pyet nëse është e lidhur apo jo Xhodi.
“Jo, nuk është e lidhur”, iu përgjigj menjëherë Sara.




