“Nuk po mundem me pa”, Klodi i hedh pije energjike në sy Labit, reagon familja e këtij të fundit

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është tensionuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme.
Një debat mes Labinot Rexhës dhe Klodit ka dalë jashtë kontrollit, duke përfunduar në një incident serioz.
Sipas pamjeve dhe raportimeve, Klodi i ka hedhur pije energjike në fytyrë Labit, ndërsa ky i fundit ndodhej në shtrat.
Pas kësaj ngjarjeje ka ardhur reagimi i familjes dhe menaxhmentit të Labinotit, të cilët kanë publikuar një deklaratë zyrtare në Instagram, ku e dënojnë ashpër veprimin.
Në reagimin e tyre, incidenti cilësohet si i papranueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin. Në deklaratë thuhet: “Ndaj Labit është ushtruar presion psikologjik, si dhe është kryer një veprim i papranueshëm duke i hedhur pije energjike në fytyrë, kryesisht në zonën e syve”.
Familja thekson se kjo sjellje e kalon çdo kufi loje apo debati verbal dhe përbën rrezik serioz, veçanërisht për sytë e banorit.
Gjithashtu, ata shprehin shqetësim për faktin se Klodi vazhdon të qëndrojë në shtëpi pa u marrë, sipas tyre, asnjë masë e dukshme. Sipas familjes, tolerimi i veprimeve të tilla krijon një precedent të rrezikshëm brenda formatit.
Në fund të deklaratës, ata i bëjnë thirrje produksionit dhe Vëllait të Madh që rasti të trajtohet me seriozitet të plotë: “Kërkojmë të merren masat disiplinore përkatëse, në përputhje me rregulloren e Big Brother VIP Kosova”.
Publiku tashmë pret reagimin e produksionit ose zhvillimet në Prime, për të mësuar nëse do të ketë ndëshkim apo përjashtim për këtë veprim. /Telegrafi/




