Ndau krevatin me Selinën, veprimi i Mirit sjell debat në studion e Fan Club/ Françeska Murati: E ndjek vajza nga shtëpia, po të mos donte…

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania është ndezur që në natën e parë, ku një veprim i Kristit për ndarjen e krevate ka sjellë debate në shtëpi, por edhe jashtë saj.
Kristi vendosi që Miri të ndante krevatin me Selinën, një veprim ky që solli një debat në studion e Fan Club.
Opinionistja Françeska Murati u shpreh se banori kishte dëshirë ta bënte këtë gjë. Sipas saj ky veprim nuk ishte normal, duke e lidhur me jetën e banorit jashtë shtëpisë që ka një bashkëshorte dhe një vajzë.
Gjithsesi, për të ftuarat, Sara Gjordeni dhe Sonila Meço, qëllimi i Mirit nuk ishte i tillë, por vetëm po ndiqte rregullat e lojës.
Pjesë nga debati:
Françeska Murati: Nuk më duket mua normale, sepse gruaja e tij mund t’i ketë thënë: ‘Shko, shijoje’, por nuk besoj t’i ketë thënë që të shkojë që në natë të parë të ndajë krevatin me një vajzë beqare.
Sara Gjordeni: Kjo nuk ka qenë një zgjedhje e Mirit, ai ka qenë i detyruar.
Françeska Murati: Ai mund të thoshte: ‘Faleminderit, deri këtu i kam limitet. Unë nuk flemë një tjetër në krevat, sepse më ndjek vajza ime’. Nuk mund të dalësh nga karakteri yt që në natën e parë.
Sara Gjordeni: Po nënkuptojmë sikur Miri kishte qejf të flinte me Selinën, që unë heq dorë dhe tërhiqem.
Françeska Murati: Po, unë mendoj që po. Patjetër. Kishte qejf. Në Big Brother nuk të detyron askush të bësh asgjë me zor.
Milaim Zeka: Ndoshta do rrinë zgjuar.
Sonila Meço: Të lutem, nuk është gijotinë morale Big Brother-i.
Françeska Murati: Ke gjithmonë një zgjedhje. Asgjë aty nuk është e detyrueshme.
Sonila Meço: Ose do ta quajmë eksperiment social, ose gijotinë morale./tch




