ShowBiz
“Me mua nuk ta ‘qet’”, tensione mes Labit dhe Fjollës

Fjolla Morina dhe Labinot Rexha e kanë nisur edhe ditën e sotme me një bisedë të tensionuar pas debatit të mbrëmshëm.
Dyshja po debatonin në oborr, dhe është e qartë se raporti i tyre është prishur dhe është bërë i ftohtë.
Nuk dihet se cili ishte shkaku i përplasjes së tyre, megjithatë ata vazhdonin të hedhnin fjalë pa pushim njëri-tjetrit.
“Boll po të them qe, edhe u kry”, i thoshte Labi Fjolles. “Me mua nuk ta qet”, vazhdoi ai tutje.
Në atë moment reagoi edhe Fjolla dhe nuk qëndroi indiferente. “Jo, s’ta qetë ty valla me mu”, ishte kundërpërgjigja e saj.
Që nga hyrja në BBVK, Fjolla ka treguar gjallëri në qëndrimet e saj, duke qëndruar po ashtu stoike në atë që beson.




