Plas debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës pas darkës së të nominuarve: Unë kam bagazh, ty s’të njoh kush je

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur mes Fjollës dhe Shkurtës pas përfundimit të darkës së banorëve të nominuar në Big Brother VIP Kosova.
Debati nisi kur Fjolla i tha Shkurtës se nuk e kishte njohur atë para hyrjes në shtëpi, një deklaratë që e acaroi menjëherë Shkurtën.
Ajo kundërshtoi duke thënë se kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe se Fjolla nuk kishte ndjekur në television figurën e saj.
Nga ana tjetër, Fjolla mbrojti qëndrimin e saj, duke thënë se ajo ka një bagazh të madh për jetën dhe përvojën, dhe se Shkurta nuk mund të kishte të njëjtin bagazh.
Pas disa minutash përplasjesh, Fjolla vendosi ta shpërfillte Shkurtën, duke u kthyer për të vazhduar ushqimin e saj.
Shkurta vazhdoi të fliste, por Fjolla nuk i përgjigjej dhe nuk ndërhyri më në debat.
Situata tregoi tensionin mes banoreve dhe mënyrën sesi konkurrenca dhe karakteret e ndryshme shpesh çojnë në përplasje brenda shtëpisë së BBVK




