“Dashuria është vëmendja”, Olta Gixhari befason me deklaratën për Klodin dhe Londrimin teksa Leonora thotë se ‘ata kanë kimi’

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që do të shkonte drejt e në koncertin e Alban Skënderajt, i cili po mbahet sonte (e premte).
Pas një momenti reflektimi, Londrimi vendosi që biletën speciale t’ia jepte Klodit – një zgjedhje që nuk kaloi pa komente, duke pasur parasysh afrimitetin e tyre të gjatë dhe shpesh të përfolur brenda shtëpisë.
Londrimi shpjegoi se arsyeja e tij lidhej me një histori personale që Klodi i kishte treguar më herët: vite më parë, ai kishte humbur mundësinë për të marrë pjesë në një koncert të Albanit bashkë me motrën e tij, diçka që i kishte mbetur peng.
Ndërkohë, opinionistja Leonora Jakupi u shpreh më direkte: “Mirë që e zgjodhi Klodin, pasi e kanë një kimi shumë të mirë mes dyve”.
Zgjedhja e Londrimit dhe reagimet që pasuan kanë ndezur edhe më shumë diskutimet për raportin e tyre, duke e bërë këtë moment një nga më të komentuarit e mbrëmjes.




