ShowBiz

“Me dy njerëz të sëmurë në shtëpi, të tjerët të sulmojnë”, Shkurta shpërthen në lot teksa flet për jetën e saj

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Shkurta, ka ndarë me shokët e saj të Big Brother VIP Kosova përvojat e vështira që ka përjetuar gjatë jetës, duke përfshirë kujdesin për vëllanë e sëmurë dhe përkushtimin e saj ndaj shoqatës humanitare që drejton.

Gjatë një bisede me Ibron dhe Labin, Shkurta rrëfeu sfidat me të cilat është përballur për të mbajtur organizatën në këmbë. 

“Për mua është e rëndë që me dy njerëz të sëmurë, të tjerët të të sulmojnë, kur ti u jep bukë, ata të gjuajnë me gur”.

Nënën e kam pas në spital, rrudhat më kanë dalë para kohe”, tha ajo, duke ndarë hapur emocionet dhe përpjekjet e saj.

Rrëfimi i Shkurtës është një pasqyrë e përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm dhe sfidave të jetës personale, që e kanë bërë atë një figurë të respektuar brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button