Life Style

Ajo tha PO! Ish-banorja e BBVA fejohet me reperin italian

Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA”  Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë surprizuar ndjekësit e tyre.

Me disa foto të publikuara ata treguan se kanë marrë hapin e madh në marrëdhënien e tyre duke u fejuar.

Në një prej shkrepjeve, Jori shfaqet rrezëllitëse duke treguar unazën e bukur me diamant, ndërsa në një tjetër Fred e puth në faqe, dhe lumturia e modeles është e qartë për t’u parë.

Mbishkrimi që shoqëron postimet e tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “X SEMPRE” – “Përgjithmonë”.

Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button