Life Style

Ditë e re, moderatore e re! Ja kush iu bashkua sot Blendi Salajt në “Wake Up”

Programi i mëngjesit i drejtuar nga Blendi Salaj ka hyrë në një fazë të re ridimensionimi, duke sjellë në studio prezantuese dhe të ftuara të ndryshme nga dita në ditë. Formati, i cili duket se po kalon një rimodelim të thellë, ka surprizuar publikun me ndryshimet e shpejta dhe fytyrat e reja që shfaqen në ekran.

Pas pjesëmarrjes së Heidi Bacit një ditë më parë, këtë mëngjes ishte radha e Kiara Titos të bashkëprezantonte krah Blendi Salajt. Episodi i sotëm zgjati mbi një orë dhe solli një dinamikë të re, ndërsa Kiara u duk plot energji dhe e natyrshme në rolin e saj të ri. Nga sa duket, programi po eksperimenton me formate të ndryshme prezantimi, duke i lënë vend çdo ditë një profili të ri televiziv.

Ndryshimet në program vijnë vetëm pak ditë pasi në portale qarkulloi lajmi se situata brenda Top Channel ka marrë një kthesë të papritur. Sipas raportimeve, drejtuesit e televizionit kanë vendosur të largojnë nga “Wake Up” dy moderatoret kryesore, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Ky vendim u përfol vetëm disa orë pasi vetë Enxhi dhe Neada, gjatë transmetimit të mëngjesit, mohuan publikisht fjalët për një konflikt fizik mes tyre. Ato i cilësuan lajmet si thashetheme pa bazë dhe u përpoqën të shuanin zërat për tensione në prapaskenë.

Situata nuk qenka aq e qetë sa u paraqit. Tensionet mes dy moderatoreve thuhet se kanë qenë të pranishme prej kohësh, duke u rënduar në mënyrë të vazhdueshme. Jo vetëm kaq, por burime pranë produksionit konfirmojnë se përplasjet kanë degjeneruar deri në konflikt fizik prapa kamerave, çka ka detyruar drejtuesit të marrin masa të menjëhershme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button