Edi për banorët e këtij viti: Energjia është shumë e lodhur

Eduard Kuçi, i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova edhe vitin e kaluar, është rikthyer përsëri në edicionin e sivjetshëm të spektaklit.
Ai ka ndarë përshtypjet e para rreth atmosferës dhe gjendjes së banorëve brenda shtëpisë.
Në një bisedë me Saranda Hodën, Eduardi ka treguar se ka vënë re ndryshime të dukshme në energjinë e përgjithshme të banorëve.
Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, këtë edicion pjesëmarrësit duken shumë më të lodhur.
“Shtëpia është më e madhe sivjet. Energjia këtu është shumë e lodhur. Kam hyrë atje pas një muaji”, u shpreh ai.
Megjithatë, ai mbetet optimist se me kalimin e ditëve, energjia brenda shtëpisë mund të nisë të rritet, sidomos pasi banorët të ambientohet më mirë me hapësirën dhe ritmin e lojës.
Deklaratat e tij kanë zgjuar interes te publiku, pasi vijnë nga dikush që e ka përjetuar formatin dy herë radhazi dhe i njeh mirë vështirësitë që sjell një eksperiencë e tillë. /Telegrafi/




