ShowBiz

Pas djegies së valixheve, shpërthen debati në shtëpi, Alba: Jam e prekur nga vendimi i produksionit, jo Londrimit

Në Big Brother VIP Kosova tensionet janë ngritur në nivel tjetër, pasi banori Londrimi vendosi të digjte valixhet e gjithë banorëve të tjerë, duke i çuar automatikisht të gjithë në nominim.

Ky veprim ekstrem solli reagime të menjëhershme dhe debat të fortë brenda shtëpisë.

Ndër zërat më të fortë kundër këtij akti ishte Alba Pollozhani, e cila shprehu hapur pakënaqësinë e saj.

Ajo u shpreh se nuk ishte e prekur nga vendimi personal i Londrimit, por nga mënyra si e gjithë situata u mundësua nga loja dhe rregullat e formatit.

Alba u shpreh“Nuk jam e prekur nga vendimi i Londrimit, por nga vetë loja që e ka formuar vetë produksioni dhe formati. Sepse ajo është gjëja ime personale, dhe edhe një euro të kushtonte, nuk ka të drejtë askush t’i prekë dhe t’i djegë gjërat e mia personale”.

Në diskutim ndërhyri edhe moderatori Alaudini, i cili sqaroi: Në rregull, por produksioni nuk i dogji ato”.

Megjithatë, Alba këmbënguli se përgjegjësia përfundimtare i takon formatit: “Po tani, vendimin produksioni e dha”.

Ajo shtoi se nuk e kishte problemin me Londrimin personalisht, por me faktin që Big Brother lejoi një lëvizje të tillë dhe mori një vendim që prekte drejtpërdrejt sendet e saj personale.

Në fund Alaudini tregoi për publikun se valixhet nuk janë djegur, por këtë gjë nuk u a tregoi banorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button