Nga përplasja me Dudushin te dilema mes Fevziut e Dumës, Ben Blushi rrëfen prapaskenat: Dy gazetarët që nuk do donin të punonin me mua

Ben Blushi ka folur në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit për karrierën e tij në televizion dhe marrëdhëniet me gazetarët më të njohur të ekranit shqiptar, me të cilët ka punuar në media.
Blushi, i cila ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm i Top Channel rrëfeu prapaskena, debate dhe vendime të vështira të periudhës së tij në krye të televizionit.
I pyetur se me cilin prej drejtuesve të emisioneve politike do të zgjidhte të punonte nëse do të drejtonte sërish një televizion, Blushi u ndal te dyshen e njohur: “Grida Duma apo Blendi Fevziu? Më takon të them Fevziu. Me të kam histori të gjatë, 30-40 vite miqësi, pavarësisht se e shoh gjithmonë e më pak. Patjetër Fevziun”.
Pyetja pasuese e Arbanës u ndal te një tjetër dyshe e njohur e medias, Ylli Rakipi dhe Eni Vasili. Blushi zbuloi se ka pasur përplasje me Rakipin, ndërsa me Enin ka patur një bashkëpunim të suksesshëm. “Me Yllin u ndava keq, pavarësisht se sot flasim. Enin e mora unë në Top Channel dhe punoi me mua 3-4 vite. Shkëlqeu. Shpresoj të jetë një drejtuese e mirë e RTSH-së. Nuk ka shumë eksperiencë administrative, por ka eksperiencë jete”.
Në vijim, Blushi komentoi raportin e tij me Alban Dudushin dhe Rudina Xhungën. Ai pranoi se është larguar jo mirë me Dudushin pasi i mbylli emisionin Top Show. “Me Dudushin nuk jam ndarë mirë. Ia mbylla emisionin, sepse sipas meje nuk funksiononte më. U mërzit me mua. Nuk e di ku është tani, nuk e shoh më”.
Sa i përket Rudina Xhungës, Blushi tha se e takon herë pas here, por nuk mendon se as ajo dhe as Dudushi do të preferonin të punonin me të. “Ka shumë njerëz që nuk duan të punojnë me mua. Kanë frikë nga miti që keni përhapur ju, që jam shumë i egër. Por, nuk jam ashtu”.
Duke komentuar figurat me të cilat ka bashkëpunuar, Blushi tregoi se Jonida Shehu ka qenë zgjedhja e tij si në Top Channel, ashtu edhe në Euroneës Albania. “Me Jonidën kam punuar dy herë. Në Top e mora pasi e kishin larguar, pastaj edhe në Euroneës. E hoqën sapo ika unë. Kështu që do të ishte më mirë me të, edhe herën e tretë”.




