Life Style

Luana Vjollca ‘mbytet’ në trëndafila, Elton Tozaj: Ajo po e përndjek Krenarin

Edhe pse Luana Vjollca poston herë pas here video ku tregon se nuk kalon dot në koridorin e shtëpisë dhe shkallët e pallatit, për shkak të trëndafilëve të tepërt që i dhurojnë, ish-banori i Big Brother Elton Tozaj ka një tjetër variant: Sipas tij, Luana Vjollca është ‘fiksuar’ keq me ish-partnerin e saj Krenar Çoçaj.

Në intervistën dhënë për “Zgjohu me MCN”, Tozaj tha se moderatorja e njohur po e përndjek Kenon, i cili së fundmi është lidhur me Endi Demnerin, të cilën thuhet se e ka patur ‘fiksim’ edhe kur ishte i lidhur me Luanën.

Gazetari tha se në udhëtimet e fundit që Krenari ka bërë me partneren aktuale, modelen e njohur Endi Demneri, Luana është gjendur në të njëjtin avion me çiftin, i cili udhëtonte drejt Milanos.

Ky nuk është rasti i parë që përflitet për një “rastësi” të tillë.

Edhe gjatë verës, mediat rozë raportuan se Krenari dhe Endi po kalonin pushimet në Saint-Tropez, ndërsa në të njëjtën periudhë atje ndodhej edhe Luana, e cila po shijonte kohën me mikeshat e saj.

Fotot dhe detajet e publikuara në atë kohë ngjallën dyshime se moderatorja po kalonte pushime shumë afër ish-it të saj, megjithëse asnjë prej palëve nuk reagoi për lajmet që qarkullonin./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button