Life Style

Turjan Hysko: Ndihesha xheloz për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon në Top Channel

Turjan Hysko ka folur për pengjet profesionale dhe dëshirat apo xhelozitë që ka ndjerë prej ambicies përgjatë karrierës së tij 20-vjeçare në media. Në podcastin e Dalina Buzit, ai shprehu admirimin për punën e Dritan Hoxhës me Top Channel-in, televizioni i vetëm në të cilin ai nuk ka hyrë ende, për një sërë arsyesh që shpjegoi përgjatë intervistës:

“Një nga pengjet profesionale që kam është që nuk kam njohur Tan Hoxhën. Në aspektin, si strukturë flas. Unë nuk kam shkuar akoma në Top Channel, për ta mbyllur ciklin e plotë të televizioneve.”

Turjani u tregua i hapur edhe për emisionet televizive të cilat ka pasur dëshirë t’i prezantojë, si “Kënga Magjike”, “Big Brother” dhe “Top Fest”:

Kur unë shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother-in, aty më kapte trishtimi. Arbana ka qenë fantastike, Ledioni ka qenë shumë i zoti në atë gjënë e vet, Goni me Amin, me Xhemi kanë qenë shumë të fortë me Portokallinë, Arditi s’diskutohet. I shihja dhe më vinte shumë inat, se e dija që e kisha kapacitetin për ta ‘kafshuar’ atë skenë. Thjesht më vinte shumë inat, të nesërmen pastaj, kthehesha në punë.

Të jem i sinqertë, kur shihja Arbanën, Ledionin, kush e bënte Top Fest-in atëherë, ndihesha xheloz, shumë. Sepse e dija dhe muzikën si funksiononte. Ndihesha xheloz në atë kohë, tani jo. Ika [nga televizioni] se nuk kisha çfarë të bëja më. […]Unë nuk kthehem më në televizion pa e patur punë të tretë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button