Alfred Cako zbulon “hartën sekrete” të pushtetit: Edi Rama do të japë dorëheqjen në 2027, ja gruaja në PS që do të…

Alfred Cako zbulon “hartën sekrete” të pushtetit: Edi Rama do të japë dorëheqjen në 2027, ja gruaja në PS që do të marrë postin e kryeministres
Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka dhënë së fundmi disa parashikime për zhvillimet e brendshme në Partinë Socialiste dhe për skenarin politik që mund të ndodhë në vend deri në vitin 2027. Sipas tij, ndryshimet nuk lidhen vetëm me ekzekutivin aktual, por edhe me përgatitjen e terrenit për pasardhësit brenda partisë. Cako thekson se goditjet që po i bëhen zv/kryeminitres Belinda Balluku nuk duhet interpretuar vetëm si një përpjekje politike e zakonshme, por si një lëvizje për të hapur rrugën për një kryeministre femër, të cilën Edi Rama e ka përmendur gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ai argumenton se ndryshimet në strukturat e PS-së dhe pozicionet e brendshme po bëhen sipas një strategjie të qartë.
Sipas Cakos, ndërkombëtarët që ndjekin nga afër skenën politike shqiptare, e shohin Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste si dy palë që ndajnë pushtetin në vend dhe përmes tyre kontrollojnë shoqërinë dhe territorin. Ai përmend rastin e Sokol Olldashit, duke sugjeruar se eliminimi i tij nga skena politike ishte pjesë e një strategjie më të gjerë për të ruajtur ekuilibrin brenda forcave politike në pushtet. Për të ardhmen, Cako parashikon një skenar të qartë deri në vitin 2027: nga tetori 2026 deri në fillim të vitit 2027 pritet të nisin ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli, një proces që Rama synon ta shfrytëzojë për t’u bërë president i zgjedhur nga qytetarët. Për këtë arsye, ai pritet të japë dorëheqjen si kryetar partie, duke hapur rrugën që Elisa Spiropali të marrë postin e kryeministres. Në periudhën e vakancës, drejtimi i Partisë Socialiste mund t’i besohet përkohësisht Blendit Klosit. Pas disa muajsh, Spiropali do të forcohet si kryeministre, do të vendosë kabinetin dhe njerëzit e saj të afërt në kryesi, dhe më pas, në tetor-nëntor të vitit 2027, pritet të shpallet fitimtare e kongresit të PS-së, duke vijuar mandatin deri në vitin 2029.
Ja parashikimet e Alfred Cakos
“Ka rënë në sy goditja që po i bëhet Belinda Ballukut. Unë e shikoj dhe e vlerësoj pak ndryshe nga analistët e tjerë. Belinda po goditet për t’i hapur rrugën një kryeministreje femër, të cilën Rama e ka thënë gjatë zgjedhjeve të fundit në një takim me gratë e Partisë Socialiste. U bë një gabim te Partia Demokratike kur disa persona kërkonin të kapnin Partinë Demokratike nëpërmjet Sorosit. Ata propozuan Bashën si njeriun e tyre për të kapur Partinë Demokratike. Berisha i dha garanci Sorosit që Luli do fitonte dhe bëri gjoja një garë shumë të ndershme dhe ndihmoi Lulin. Mirëpo, Luli qëlloi që ishte “kockë e fortë” dhe po synonte ta ndante Partinë Demokratike dhe ta rrezikonte.
Për ndërkombëtarët që kontrollojnë Shqipërinë, Partia Demokratike vlen sa gjysma e Shqipërisë dhe Partia Socialiste vlen sa gjysma tjetër, sepse o njëra o tjetra do të jenë në pushtet, dhe nëpërmjet tyre këta duan të kontrollojnë gjithë shoqërinë dhe territorin. Për mendimin tim, ata u detyruan që ta eliminonin Sokol Olldashin nga skena e Partisë Demokratike. Ata nuk duan të ndodhin ngjarje të këtilla te Partia Socialiste. Unë mendoj që ata duan t’ia japin kryeministrinë Spiropalit. SPAK-u në Shqipëri kontrollohet nga sionistët nëpërmjet CIA-s. Tani kjo treshe: SPAK-u, Rama dhe Berisha, me urdhrin e ndërkombëtarëve, po përpiqet t’ia heqë nga rruga Veliajn. Ai nuk u godit si kryetar bashkie, ai u godit për aspiratën e tij për të marrë Partinë Socialiste.
Si e parashikoj unë hartën e rrugës të Shqipërisë deri në fund të 2027-ës: Pas një viti (ndoshta nga tetori 2026 deri në shkurt 2027) do të fillojnë ndryshimet kushtetuese për president të zgjedhur nga populli. Rama synon ta marrë këtë post në vitin 2027. Rama do të shpallë aspiratën e tij për t’u bërë president i zgjedhur nga populli dhe do japë dorëheqjen si anëtar i Partisë Socialiste, pasi nuk lejohet që kandidimi i një presidenti të jetë dhe anëtar partie. Këta do caktojnë Spiropalin. Kjo pritet të ndodhë nga muaji prill i vitit 2027. Në këtë periudhë vakance, Partinë Socialiste mund ta drejtojë Blendi Klosi. Pasi Elisa Spiropali të forcohet për pesë-gjashtë muaj si kryeministre, duke bërë kabinetin e saj dhe duke vendosur njerëzit e saj të afërt në kryesi, në muajin tetor-nëntor do të bëhet kongresi dhe ajo do të shpallet fitimtare, duke vazhduar mandatin deri në vitin 2029”, u shpreh z. Alfred Cako në një studio televizive.




