Life Style
Divorci nga Ogren Balluku, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

Moderatorja Neda Balluku ka folur për herë të parë pas njoftimit të kërkesës për divorc nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv.kryeministres Belinda Balluku.
E ftuar tek Goca & Gra, Neda u shpreh: “Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si ndihem për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta.
Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2020. Atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nëse do të ktheja kohën prapa, do të bëja të njëjtën gjë.”
Ky reagim vjen pas njoftimit të divorcit, që i jep fund një martese dhjetëvjeçare, nga e cila kanë dy djem, Serzh dhe Zai.




