Life Style

“E pashë të fejuarin tim të bënte s*ks me një tjetër në TV dhe e brohorita! – Trondit gruaja me rrëfimin: Ja si e gjeta zgjidhjen për të forcuar lidhjen me partnerin

Një grua nga Devon ka befasuar publikun duke treguar sesi pjesëmarrja në një emision televiziv, ku i fejuari i saj bëri seks me një tjetër grua përpara kamerave, jo vetëm që nuk e shkatërroi lidhjen e tyre, por i ndihmoi të afroheshin më shumë dhe ta përballonin së bashku një krizë shëndetësore serioze.

Lauren, 32 vjeç, dhe i fejuari i saj Tom, u bënë pjesë e serisë më të fundit të emisionit të Channel 4, i cili trajton marrëdhënie intime të hapura dhe eksperimentale. Një moment që bëri xhiron e rrjetit ishte kur Lauren e brohoriti partnerin e saj ndërsa ai kryente marrëdhënie seksuale me një grua tjetër, skenë e cila shkaktoi reagime të shumta në publik.

Pavarësisht situatës së pazakontë për shumë çifte, Lauren tregon për Take A Break se eksperienca i ka dhënë asaj vetëbesimin që kishte humbur prej vitesh, pas problemeve shëndetësore që i prekën rëndë vetëvlerësimin.

Ajo rrëfen se, ndonëse e njihte Tomin që kur ishte 17 vjeç, lidhja e tyre romantike nisi vetëm vitin e kaluar. E vetëdijshme për seksualitetin e saj biseksual, Lauren ndjeu se po mohohej një pjesë e identitetit të saj dhe vendosi të hapë bisedën për një marrëdhënie më të hapur, një ide që Tomi e pranoi me mirëkuptim.

Gjëja e fundit që doja të bëja ishte ta lëndoja ose ta bëja të ndihej sikur nuk ishte i mjaftueshëm për mua.Në fakt, e sugjerova këtë sepse më interesonte shumë marrëdhënia jonë dhe mendoja se do të na bënte edhe më të fortë,” shpjegon Lauren, shkruan DailyMail.

Çifti filloi të eksperimentonte së bashku me çifte të tjera dhe Lauren thotë se kjo përvojë i bëri më të lidhur emocionalisht. Por gjithçka ndryshoi papritur, kur Tomi përjetoi një krizë shëndetësore serioze gjatë një vizite në plazh. Pas analizave, ai u diagnostikua me valvul aortale bikuspidale, një defekt i rrallë në zemër që mund të çojë në arrest kardiak nëse nuk trajtohet.

Përmes kohëve të vështira, Lauren dhe Tomi e përjetuan edhe më thellë lidhjen e tyre, duke premtuar që do të jetojnë çdo ditë sikur të ishte e fundit. Edhe pse ai mund të përballet me një operacion në zemër të hapur në të ardhmen, çifti mbetet i vendosur për të shijuar çdo moment së bashku qoftë përmes dashurisë së tyre jokonvencionale, qoftë përmes forcës që kanë gjetur tek njëri-tjetri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button