Life Style

A e ndan shtëpinë me një mashkull? Gazetarja flet për dashurinë: Prej vitesh jetoj…

Një ditë më parë ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Alba Alishani. Që nga ana profesionale e po ashtu në atë personale, Alba ka bërë një rrëfim të sinqertë e të patreguar më parë.

Pjesë nga intervista:

Ju jeni e dashuruar?

Unë di të them që jam një njeri i plotësuar, nuk kam asnjë mungesë në jetën time.

A të rreh zemra për një person konkret?

Po a ka momente që nuk rreh zemra?! Unë kam preferuar që të jem konservatore në këtë drejtim, sepse njerëzit kanë vlerësuar këtë version timin. Nuk besoj se do jenë më dashamirës nëse mua më rreh zemra. Unë kam shumë dashuri si njeri dhe jap çdo ditë në përditshmërinë time. Unë jam treguar e rezervuar qëllimshëm, nuk e kam bërë padashje, nuk ka qenë aksident.

E ndan shtëpinë me një mashkull në jetën tënde?

Jo, unë jetoj vetëm. Madje prej vitesh. Kështu ka qenë jeta ime, kështu ka qenë dinamika e jetës, unë kam ardhur e vetme në Tiranë nga Prizreni.

E keni vënë re që ndodh në panele televizive ku burrat zihen edhe për t’ju rënë pak në sy?

Nuk e kam dekoduar kështu, unë mund edhe të gaboj. Publiku është më i zgjuar dhe më fleksibël, se ne jemi të përfshirë dhe ndonjëherë përfshirja të bën dhe subjektiv në atë çfarë sheh në studio. Unë kam menduar gjithmonë që me qëndrimin që unë kam, është natyrale nuk është impostim, njerëzit kanë një lloj stepje në këtë drejtim dhe praktikisht më kanë respektuar gjithmonë, edhe në panelet e mia, edhe në panelet ku kam qenë e ftuar. Kjo ndoshta për hir të asaj çfarë përfaqësoj.

Më habit se si mund të dashuroni në 360 gradë dhe nuk e ndani tempullin tuaj të qetësisë, shtëpinë, me dikë tjetër…

Nuk besoj se është e barazvlefshme të qenurit i dashuruar, të duash, të japësh respekt dhe të ndash jetën tënde në mënyrë të shëndetshme me dikë, me të ndarit fizikisht ambiente me të. Nuk ka një shenjë barazimi në mes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button