Filmi me Kiara Titon, Luiz Ejlli: Në shkurt 2026!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po punojnë për një film, në të cilin do të luajnë së bashku dhe lajmi u bë i ditur pak kohë më parë nga dyshja e famshme. Por nuk dihej asgjë më shumë lidhur me projektin kinematografik, përveç faktit se do të kishte si temë kryesore dashurinë.
Këngëtari ka zbuluar muajin shkurt të vitit që pritet të vijë, kur ‘lajmet do të bëhen film’, por mbetet e pa qartë nëse do të jetë nisja e xhirimeve të filmit apo transmetimi i tij në kinema për herë të parë:
“Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë në maj, Kiara ka thënë lidhur me projektin se:
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se xhirimet pritet të nisin së shpejti, ndërsa projekti po përgatitet me kujdes për të sjellë një histori që përzien realitetin me artin, pikërisht ashtu si Luizi e paralajmëroi në mesazhin e tij.





