Politike

SPAK thërret Ballukun për ta pyetur të hënën, reagon për herë të parë Rama: Drejtësia po bën…

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga SPAK se përse është thirrur zv.kryeministrja

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, sipas burimeve jozyrtare është thirrur të hënën nga SPAK.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga SPAK se përse është thirrur zv.kryeministrja nga prokurori Dritan Premçi në Institucionin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës në Berlin, i pyetur nga Deutsche Welle, Rama u përgjigj se “drejtësia ka punën e vet”.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”- ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama./ Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button