I riu i publikoi videon duke e puthur, reagon Loredana: I dridheshin duart, jepi detajet tamam!

David Dano, i cili u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator, ka publikuar në Instagramin e tij edhe një video me Loredana Bratin ku duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron asaj një puthje në faqe.
Lidhur me deklaratën e Davidit, ka ardhur dhe një reagim nga Loredana Brati, duke u shprehur se:
Isha e ftuar në një event në Vlorë në datën 14 gusht, ku kanë qenë dhe të ftuar të tjerë si Laerti, Rizarta, Françeska Murati, etj. Kemi qenë në varkë dhe Davidi ka ardhur në momentin në të cilin ne kemi zbritur nga aty, pra vetëm për disa minuta, tek moli. Kishte edhe fansa të tjerë të cilët kishin marrë vesh që isha në atë vend dhe erdhën të më përshëndesnin e të bënin foto. Djali ka ardhur si fans për të kërkuar foto dhe një video përshëndetëse, madje i dridhej dora nga emocionet në ato momente dhe për të qenë sa më humane, thashë ato fjalë. Krejt papritur erdhi kjo puthje që më vendosi goxha në siklet. David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”-shprehet Loredana.
Por çfarë tregon Davidi për TAR lidhur me këtë: Kjo video është publikuar para se të ndodhte ngjarja në Vlorë. Ka qenë verë, pushime, në plazh. Ajo ka qenë e shoqëruar me disa të tjerë.
E njeh Loredanën?
Personalisht jo. Vetëm nga ajo video dhe çfarë kam parë nga ajo vajzë në ato pak minuta.
Ishte e bukur nga afër?
Simpatike. Prisja më shumë, por ishte simpatike.
Pastaj ti e puthe në faqe…
Kjo më lindi natyrshëm. Më erdhi instikti i brendshëm.




