Life Style

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale! 96% kundërshtojnë edhe termat “Prind 1” dhe “Prind 2”

Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka publikuar një raport përmbledhës mbi qëndrimet e qytetarëve shqiptarë ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore”, duke nxjerrë në pah një mbështetje të gjerë për modelin tradicional të familjes.

Sipas sondazhit, 99% e qytetarëve e shohin familjen e përbërë nga burrë, grua dhe fëmijë si themelin e shoqërisë shqiptare.

Ndërkohë, 97.6% e të anketuarve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja mbi identitetet gjinore.

Në raport theksohet gjithashtu se 95.7% e qytetarëve janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, të cilin e konsiderojnë si formë të indoktrinimit ideologjik. Po ashtu, 96% kundërshtojnë zëvendësimin e termave “nënë” dhe “babë” me “Prind 1” dhe “Prind 2”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button