Sport

Sylvinho “në qiellin e shtatë”: Një ditë e paharrueshme, jam krenar për djemtë, kjo është fitore e gjithë kombit!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur pas triumfit historik të kuqezinjve ndaj Serbisë me rezultatin 0–1, duke e cilësuar këtë si një ditë të paharrueshme për futbollin shqiptar dhe një fitore që i përket gjithë kombit.

Futbolli është për t’u vlerësuar. Sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar të fortë, jemi në lojë dhe asgjë nuk është vendosur. Është një hap shumë i rëndësishëm. Tre pikë janë tre pikë shumë të mira,”deklaroi Syulvinho.

Trajneri brazilian vlerësoi të gjithë lojtarët për shpirtin e garës dhe për sakrificën në fushë, duke theksuar se skuadra ka funksionuar si një grup i bashkuar:

Komplimente për të gjithë. Asnjë lojtar nuk hyn në fushë për tre gola. Broja bëri një ndeshje shumë të vështirë ndaj një mbrojtësi si Pavloviç. Uzuni ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është një skuadër ku para futbollit, vjen njeriu. Jam krenar për secilin.”

Silvinjo foli edhe për Rey Manajn, autorin e golit të vetëm të ndeshjes, duke e cilësuar si një lojtar me karakter të fortë dhe shembull për të tjerët:

Manaj është jeta jonë, ai punon shumë dhe ka fituar besimin e të gjithëve. Kur punon 24 orë në ditë, e meriton të shpërblehesh.”

I pyetur për të ardhmen e tij, trajneri u përgjigj me qetësi dhe vendosmëri: “Më kanë pyetur edhe më parë. Për të ardhmen time mendoj unë. Jam krenar për punën që po bëjmë. Na presin edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme, gjithçka mbetet e hapur.”

Në fund, Silvinjo dha edhe një mesazh emocionues për shqiptarët në çdo cep të botës:

“Jam krenar për këtë skuadër dhe për këtë fitore. Është fitore e gjithë kombit shqiptar. Ia kushtojmë vendit, njerëzve tanë dhe tifozëve që na mbështesin pa kushte. Ta gëzojnë 100% këtë moment.”

Trajneri kuqezi përmbylli fjalën e tij me një dedikim special:

“Dua t’i kushtoj këtë fitore Salihit, që është në SHBA. Ke bërë një punë të shkëlqyer me ne, kjo është për ty dhe familjen tënde.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button