Tronditet Saranda, humbet jetën në atentat me tri*ol në makinë 58-vjeçari, dyshime për hakmarrje

Tronditet Saranda. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në prag të mesnatës në qytetin bregdetar ku një automjet është hedhur në erë.
Për pasojë vritet me eksploziv në automjet 58-vjeçari Isuf Jacaj në Sarandë. Viktima rezulton ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”.
Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.
Në korrik një person vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacaj, duke e shkatërruar plotësisht mjetin.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.