Life Style

Elton Ilirjani e kërcënoi me padi, Shqipe Hysenaj: Jam e hapur për ‘luftë virtuale’, por e keni të humbur me mua

Elton Ilirjani kërcënoi me padi për shpifje Shqipe Hysenajn, pasi kjo e fundit tha se ‘thashethemi më i madh që kam dëgjuar nga emigrantët në Amerikë, ka qenë se Parashqevi Simaku përfundoi rrugëve, pasi u merrte burrat grave të tjera’.

Shqipja ka zgjedhur Instagram-in e saj për t’iu përgjigjur Eltonit, duke thënë mes të tjerash:

Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dine të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokolleve do ishin të ndaluara me ligj, do ishim mbrapa. Nuk ia keni idenë e rubrikave rozë. Jam shumë e hapur për ‘luftën virtuale’ por e keni të humbur me mua. Jo psese unë fitoj por sepse ju jeni gjithmonë gabim. Dosja do na shkojë në Hagë por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën që ai kishte kufjen, mikrofonin. Unë e lashë si thashethem që të mos kishte keqkuptime. Ju lutem çdo gjë që thuhet në rrjete sociale, merreni siç e themi dhe jo si iu leverdis. Nuk ka më intervista tani e tutje se mirë që nuk më kuptoni, por më keqkuptoni”, ka thënë ajo në disa prej videove të hedhura në Instagram.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button