“Ish-menaxheri i Soros ktheu hotelet në burgje se*si”, Murrizi ironizon Berishën: Aty mbaji këlyshët e tij derisa të..

Myslim Murrizi ka reaguar për arrestimin e Howard Rubin, ish-menaxherit të fondeve të miliarderit George Soros.
Ai akuzohet për një sërë veprash të rënda penale që përfshijnë abuzim dhe prostitucion të grave në një apartament luksoz të shndërruar në një “burg seksi”.
Rubin dyshohet se gjatë viteve 2009–2019, ka shfrytëzuar fillimisht hotele luksoze në Manhattan për të abuzuar me gratë dhe vajza dhe më pas ka ngritur një ambient të specializuar në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, ku përdorte pajisje BDSM dhe teknologji për të dokumentuar gjithçka. Dhomat ishin të pajisura me kamera dhe kompjuterë për të regjistruar skenat e abuzimeve, ndërsa viktimat ishin gra të rekrutuara përmes agjencive të eskortave apo rrjeteve të modeleve.
Murrizi ironizon duke thënë se “i kam thënë disa herë doktor Berishës që të pastrojë PD nga këlyshët e SOROSIT”. Sipas tij, kreu i PD nuk e bën dot sepse “si mjek jua di vuajtjet siç duket dhe ndjen dhembshuri”.
Ai shkruan gjithashtu se “bile njërin ose njërën prej kësaj tufe të abuzimit vendose kandidat për bashkinë e Tiranës që të rehatohen të gjithë ‘hallexhinjtë’ e kësaj kategorie”.
“Nuk e kam ditur që këta të SOROSIT paskan hequr të zezën e ullirit kur janë bërë pjesë e kësaj tufe mostër të racës njerëzore.
Ju “kërkoj ndjesë” dhe nuk iu them asgjë më duke parë se çfarë paskeni “vuajtur” për tu “anëtarësuar” në këtë bordello politike që paska qenë dhe burg seksi.
Flas për femrat se për burrat do kenë mbajtur radhë për tu anëtarësuar besoj.
I kam thënë disa herë doktor Berishës që të pastrojë PD nga këlyshët e SOROSIT.
Tani e kuptova pse nuk e bën dot, sepse si mjek jua di vuajtjet siç duket dhe ndjen dhembshuri.
Pas këtij lajmi po “të lutem” edhe unë doktor që:
Mos i hiq jo, aty mbaji derisa të rehabilitohen ose ta harrojnë çfarë kanë “vuajtur”.
Dhe unë si i pa ftilluar, pa kulturë dhe pa jua ditur hallin ju paskam rënë në qafë kot.
Bile njërin ose njërën prej kësaj tufe vendose kandidat për bashkinë e Tiranës që të rehatohen të gjithë “hallexhinjtë” e kësaj kategorie”, shkruan Murrizi./sot.com.al