Bota

Zbulon në intervistë televizive se vr*u e v*rrosi prindërit e tij

Një burrë ka pranuar gjatë një interviste televizive se ka vrarë prindërit e tij dhe i ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tyre në New York tetë vjet më parë. Pasi doli nga studioja televizive ai u arrestua.

Dëshmia tronditëse e 53-vjeçarit Lorenz Kraus përpara kamerës erdhi një ditë pasi policia ka thënë se ka gjetur dy trupa në një shtëpi në Albany si pjesë e hetimit që zbuloi se prindërit e Krausit ende merrnin para nga Sigurimi Social pavarësisht se nuk ishin parë prej vitesh.

Lorenz Kraus kontaktoi kanalin lokal të transmetimit “CBS6” dhe mbajti gjysmë ore intervistë, ku përshkroi vrasjet e prindërve të moshuar.

Kraus fillimisht nuk pohoi se i kishte vrarë, por më vonë ai e pranoi pasi u pyet disa herë nga gazetari. Ai tha se prindërit nuk i kërkuan t’i vriste, por se “ata e dinin se po shkonin drejt fundit”. Pas tetë minutave në intervistë, Kraus ka thënë se ai i kishte ngufatur të dy.

“Unë bëra detyrën time ndaj prindërve të mi”, tha ai.

Kraus u arrestua pas daljes nga studioja dhe akuzohet me dy akuza për vrasje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button