Life Style

Je ndarë nga gruaja? Aktori i njohur turk ‘shpërthen’ ndaj gazetarëve

Në mediat turke qarkulloi lajmi se aktori i famshëm Burak Özçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen po kalojnë krizë dhe se martesa e tyre po shkon drejt fundit.

Thashethemet bënë xhiron e portaleve, duke hapur diskutime të pafundme në rrjet dhe duke i bërë fansat të pyesin se çfarë po ndodh me çiftin më të komentuar të showbizit turk.

Por aktori i serialit “Osman” nuk mundi të heshtë më.

Përballë gazetarëve ai u shfaq i nervozuar dhe i prerë në fjalë:

“Janë vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Jemi lodhur tashmë nga këto lajme të pabaza.”

Ky reagim i fortë i dha fund të gjitha aludimeve, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tij me Fahriyen nuk është në krizë.

Dyshja, që prej vitesh janë ndër çiftet më të ndjekura të kinemasë turke, vijojnë jetën e tyre së bashku, pavarësisht spekulimeve që shpërthejnë herë pas here në media.

Je ndarë nga gruaja? Aktori i njohur turk ‘shpërthen’ ndaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button