Bota

Një Ferrari në platformën e një aeroplanmbajtëseje italiane shënon rekord botëror

Në timonin e një “Ferrari SF90”, model rruge jo piste, me 1,000 kuaj fuqi dhe në kuvertën e fluturimit të Anijes “Trieste”, më inovativia dhe teknologjike e Marinës Italiane, piloti Fabio Barone përmirësoi shpejtësinë me 12 km/orë më shpejt krahasuar me limitin prej 152 km/orë që ai vetë vendosi më 13 korrik të vitit të kaluar në Taranto në bordin e aeroplanmbajtëses “Garibaldi” e duke arritur kështu Rekordin e 7 Guiness.

Piloti roman vendosi një rekord të ri shpejtësie mbi një anije, duke arritur 164 km/orë.

Inxhinieri dhe piloti roman tashmë në shtatë Rekorde Botërore “Guinness” ka një arritje të jashtëzakonshme që shpërblen punën e tij të ekipit prej 50 persona që prej vitesh e shoqërojnë në çdo mision të tillë.

Shoqëruesi në këtë aventurë ishte automjeti “Ferrari SF90 Spider”, i përgatitur nga Ekipi Capristo.

Me ngjyrat e saj dyngjyrëshe, të dedikuara për Marinën Italiane, supermakina “Maranello” garoi si një raketë mbi platformën e ngritjes së avionëve e helikopterëve të aeroplanmbajtëses italiane “Trieste”.

FOTO+VIDEO/ Një Ferrari në platformën e një

Kjo anije është më e reja që vetëm pak muaj më parë iu bashkua flotës ushtarake italiane e krenaria e prodhimit made in Itali.

Pas disa muajsh stërvitje në det të hapur kjo anije është tashmë në dispozicion të ushtrisë italiane e misioneve të NATO-s.

Ky rekord i ri Guiness në bordin e kësaj anije shënoi evidentimin e rolit që talenti, teknologjia e përgatitja profesionale luan në cdo mision njerëzorë.

FOTO+VIDEO/ Një Ferrari në platformën e një

Kjo garë ishte dhe një moment përfshirjeje sociale me praninë e vogëlushëve me sindromën “Doën”, që bën pjesë dhe në iniciativën e ndërmarrë nga kompania “Ferrari” me nisën e saj “Ferrari Therapy”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button