Ndodh dhe kjo/ Prifti nis ceremoninë e kurorëzimit pa nuse…

Tradita e do që të pritet nusja. Por jo të gjithë priftërinjtë e respektojnë këtë rregull të pashkruar, aq sa në Savona, në kishën Sant’Ambrogio të Varazze, dasma e një çifti të ri u kthye në një rast që nxiti diskutime në të gjithë komunitetin.
Arsyeja? Prifti, don Claudio Doglio, vendosi të fillonte ceremoninë pa pritur mbërritjen e nuses, e cila ndodhej ende jashtë kishës.
Prifti nisi shërbesën pas vetëm tre minutash pritjeje.
Kisha paralajmëruar që do të nisja kur të binin kambanat. Nuk mund të prisja të gjithë’ shpjegoi ai.
Vendimi i priftit surprizoi të ftuarit dhe familjarët, dhe krijoi një situatë të sikletshme për të gjithë.
Kjo nuk është hera e parë që prifti tregohet i rreptë me orarin
“Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh – deklaroi prifti – por respekti ndaj të pranishmëve. Mesha e së dielës është një moment i shenjtë edhe për ata që nuk janë pjesë e ceremonisë së dasmës” tha ai.
Prifti i kishte propozuar çiftit një orar tjetër për të shmangur përplasjen me shërbesën fetare por, pas refuzimit të tyre, u fokusua në saktësimin e orarit për të shmangur vonesat.
Dëshmitarët thanë se nusja ishte tashmë para kishës, por u vonua për shkak të detajeve të fundit.
Kur ceremonia nisi pa të, në rreshtat e kishës u ndie një siklet i dukshëm dhe atmosfera u tensionua edhe më shumë pasi nuk ishte në sfond kënga tradicionale “Ave Maria”, që shpesh këndohet gjatë dasmave. Edhe këtë rast, don Doglio e sqaroi: “Kjo këngë nuk bën pjesë në liturgjinë zyrtare dhe ka udhëzime të qarta që e kundërshtojnë përdorimin e saj gjatë meshës.”