Dy gjyqe paralele dhe…’, gazetari zbulon arsyen ‘sekrete’ pse Rama zgjodhi Manastirliun për Tiranën

Gazetari Genc Burimi i ftuar në një emision televiziv ka komentuar përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut për kandidate në bashkinë e Tiranës.
Sipas Burimit, Ramës i duhet një njeri politik në bashki, pasi aty ai financon partinë.
‘Gjyqi ndaj Erion Veliajt fillon në 15 tetor, imagjinoni po ashtu që Rama ka lancuar procedurën për shkarkimin e kryebashkiakut.
I hapet e drejta kushtetuese Veliajt që brenda 15 ditëve të bëjë apelim për shkarkimin e tij nga detyra.
Në dy gjyqe paralele do të kemi gjykim të Veliajt dhe gjykim të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese.
Në të dy rastet nuk e dimë se sado të zgjasë gjykimi i Veliajt dhe i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykimi i Veliajt përfundon më shpejt se, ai i Gjykatës Kushtetuese.
Imagjinoni në këtë rast se gjykata e shfajëson Veliajn, si ka shkuar Rama dhe ka caktuar Manastirliun kandidate për kryebashkiake të Tiranës, kur në këtë rast Veliaj i lind e drejta për të kandidatura për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
E gjithë çështja nuk është te Veliajt, por te Manastirliu.
Bashkia e kryeqytetit është pula që pjell vezë të florinjta. Nëse Zhak Shiraku mposhti Fransua Miterand, kur ky ishte President dhe Shiraku kryebashkiak i Parisit, ishte se kishte në dorë financat e Parisit dhe partinë e tij.
Me financat e bashkisë financonte partinë.
Ramës sot i duhet një kryebashkiak politik me anë të të cilit do të vazhdojë të financojë partinë.
Sot buxheti i Tiranës është më i lartë se ai i Ministrisë së Mbrojtes, është rreth 400 mln euro. Dhe Edi Rama kurrë nuk mund ta lejë që të bjerë në dorën e Berishës.
Çdo bashki financon politikën’, tha Genc Burimi./sot.com.al