Çim Peka: Pasi e la të shkeli arrestin e shtëpisë për fushatë, Rama kthen Gjushin në qeli për t’i dhënë mesazh Veliajt

Gazetari Çim Peka ka reaguar në lidhje me vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, duke e rikthyer në qeli për 8 ditë, për të shlyer dënimin e ngelur.
‘E riktheu Dakon në burg vetëm për edhe 8 ditë. Sepse i duhet t’i dërgojë një mesazh Veliajt’, shkruan Peka në Facebook.
Postimi i plotë:
Turpi ka emër!
E riktheu Dakon në burg vetëm për edhe 8 ditë. Sepse i duhet t’i dërgojë një mesazh Veliajt. Pasi e la ta shkelte arrestin e shtëpisë për një vit me radhë e të bënte fushatë në Durrës, sot e ka kthyer në burg ku ka për të kryer fiks edhe 8 ditë.
Çfarë mesazhi do t’i dërgojë Gjushi Lalit sot në qeli!?