Vendi

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën ‘Ali Demi’ e cila të çon në drejtim të spitalit rajonal të Vlorë.

Një mjet i llojit taksi mësohet se ka goditur një motor. Drejtuesi i motorit si rrjedhojë e aksidentit mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë ekspertizën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Aksidenti në fjalë ka bërë që në këtë segment rrugor të hasen edhe vështirësi në qarkullimin rrugor në qytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button