Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 47-vjeçarja, tre të tjerë të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Çermë Sektor të Lushnjës. Një grua 47-vjeçare humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë, mes tyre një 15-vjeçar, mbetën të plagosur pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga.
Drejtuesi i mjetit, një 63-vjeçar nga i njëjti fshat, humbi kontrollin rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: F.M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.
