Vendi
Zgjedhjet e reja/ Rama shpall Ogerta Manastirliun kandidate për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Edi Rama: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Është forca e qetë e tironses dem baba dem. Puna për Tiranën 2030 duhet çuar përpara. E dashur Ogerta e di që nuk do të ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj herë këtë bombë të paparalajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS si lokomotiva për seërvisin e vet të vetëm. PS nuk ka çfarë pret më për të rivënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë duke vënë në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Nuk kemi ku e kërkojmë një person më të përshtatshëm.