Vendi

Pla*osje me thi*ë në Paskuqan/ Vëllai i madh godet me thi*ë, dy vëllezërit e vegjël

Sot, rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, pas një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta, E. M., 29 vjeç, ka goditur me thikë vëllezërit e tij, Z. M., 27 vjeç, dhe A. M., 20 vjeç.

Pas njoftimit që ka marrë policia, shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Mjeti prerës është sekuestruar.

Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5,  identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari. 

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. 

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button