Vendi

Ola Xama: Bankers siguroi 6 miliardë euro të ardhura, në Vjenë u zbulua llogaria e fshehtë

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se për 20 vite kompania Bankers ka patur rreth 6 miliardë euro të ardhura. Xama tha se ajo ka përdorur disa skema për të shmangur pagimin e fitimit për llogari të shtetit dhe se në Vjenë u zbulua edhe një llogari e fshehtë në bankën Raifaizen dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Posaçme duhet ta hetojnë.

Nga viti 2005 deri në vitin 2025 Bankers ka patur 5.3 miliardë euro të ardhura tatimore nga shitja e naftës, ndërkohë që zëri i të arkëtueshme, nafta që është shitur por ende nuk është arkëtuar, në total janë 6 miliardë euro. Ndërkohë që në total shpenzimet janë 6.8 miliardë euro dhe kostot e parikuperueshme janë 1.4 miliardë euro dhe Bankers ka rezultuar me 116 milionë dollarë në gjithë këto vite.

Sipas marrëveshjes që ka me shtetin shqiptar Bankers nuk mund të paguajë asnjë lloj takse, deri në rikuperimin e investimit, Bankers kishte faturuar disa kompani që kanë detyrimin taksën dikur 10, sot 15 për qind që të mos i përmbahen kontratës për të paguar tatim-fitimin prej 50 për qind. Kontrata e vitit 2005 u shit si më e mira sepse ndante gjysmën e fitimit, që nuk ndodhi. Fillimisht dyshohet se ka qenë administratori i parë, Leonidha Çobo, i cili në vitet 2010-2019 ka ndihmuar dhe ka krijuar skema për vjedhjen e kompanisë, duke fryrë faturat. Madje kulmon me kompaninë TEA co e vëllait dhe kunatës së tij që ka faturuar për transportin në vlerën e dhjetra milionë dollarëve.

Dyshohet se ka patur skema të tjera të dhënies së tokave me qira që përdorte Bankers në zonën e Fierit, që mund të ishte 5 milionë lekë të vjetra dhe jepej 50 mijë dollarë, pra 10 herë më e madhe se sa ishte. Pasi ndryshoi pronarët, Bankers vijoi të njëjtën skemë që u interesonte zyrtarëve, kompanive dhe menaxherëve kinezë që e kanë drejtuar.

Këto para që nuk deklarohen kanë rezultuar në një llogari të fshehtë në bankën Raifaizen në Vjenë e cila përdorej nga drejtorët e kompanisë Bankers për të bërë afera korruptive, për të shlyer furnitorë dhe kontrata që kanë patur. Kjo duhet hetuar saktë dhe nëse nuk e bën Prokuroria e Fierit e bën ajo e Posaçme për të parë se kush janë përfituesit e kësaj llogarie të fshehtë”- tha Xama./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button