Egli Tako pjesë e ‘E diell’, Xheneta Fetahu thumbon: Një kopje me dy fytyra

Lajmi se Egli Tako do t’i bashkohet stafit të emisionit “E diell” në Top Channel ka bërë bujë në mediat rozë. Ish-banorja e “BBVA 4” do t’i bashkohet ‘ushtrisë’ së vajzave në panel dhe do jetë një zë më shumë, edhe pse për shumë interpretohet si moderim.
Duke qenë se sezonin e kaluar ishte pjesë e ‘E Diell’, Xheneta Fetahu duket se nuk e ka marrë fare mirë lajmin.
Në një postim në Instastory, ajo shkruan: “Disa njerëz kopjojnë çdo lëvizje që ju bëni, më pas ndizen kur fiken dritat. Pavarësisht sa shumë përpiqen, një kopje me dy fytyra nuk do të jetë kurrë origjinali,” – shkruan Xheneta, duke lënë të kuptohet se ironia i drejtohet pikërisht Eglit.
Reagimi i saj ka ndezur komentet në rrjete sociale, teksa publiku pret të shohë si do të shkojë eksperienca e re televizive e Eglit.
